Aktivistët sirianë thonë se së paku 63 njerëz, në mesin e tyre nëntë fëmijë, janë vrarë në sulme ajrore, të cilat dyshohet se janë kryer nga avionët rusë në lindje të Sirisë, shkruan rel.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se avionët kanë sulmuar fshatin Khasham, i cili kontrollohet nga grupi militant DAESH.
Të dhënat, megjithatë, nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Militantët e DAESH kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës Deri al-Zour, ku ndodhet fshati Khasham.
Rusia, aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri në fund të shtatorit, duke thënë se po godet DAESH, nga sulmet që kemi parë më shumë janë vrarë civilë dhe njerëz të pafajshëm.
Sulmet ruse vrasin 63 civilë në Siri
