1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Marzouki: “Rusia i mundësoi avantazh regjimit të Asadit”

Më të lexuarat

Ish-presidenti tunizian, Muhammed Munsif el-Marzuki (Mohamed Moncef Marzouki), duke theksuar se regjimi i Asadit me ndërhyrjen e Rusisë në luftën e brendshme në Siri nga pikëpamja ushtarake ka nisur të përfitojë avantazh tha se “në këtë mënyrë regjimi i Asadit falë Rusisë përpiqet të vazhdojë të mbijetojë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Marzuki i ndodhur në qytetin Şanlıurfa të Turqisë për disa vizita në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se vazhdon paqartësia në vend para negociatave të cilat janë planifikuar të mbahen me 25 janar në Gjenevë të Zvicrës me regjimit të Sirisë dhe opozitës.

Ai duke vënë në dukje se nga pikëpamja politike në Siri asgjë nuk është e qartë u shpreh se: “Regjimi i Asadit falë ndërhyrjes së Rusisë në luftën e brendshme në Siri ka filluar të përfitojë avantazh nga pikëpamja ushtarake, gjë të cilën tani po e përdor shumë mirë dhe vazhdon ende të përfitojë. Në këtë mënyrë regjimi i Asadit në saj të Rusisë përpiqet të mbijetojë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit