1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kaligrafisti nga Gaza shkruan Kuranin me përmasa të mëdha

Më të lexuarat

Kaligrafisti nga Gaza, Hashim Kellub, me përkushtim të madh me muaj është duke shkruar Kur’anin me përmasa të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

56 vjeçari Kellub shkruan Kur’anin 100 centimetra të gjatë dhe 70 centimentra të gjerë. Gjysmën e ka shkruar për 6 muaj ndërsa shpreson ta përfundojë vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se kjo nuk është përvoja e parë e tij, se edhe më përpara e ka shkruajtur Kur’anin në faqe me gjatësi 70 centimetra, dhe gjerësi 50 centimetra.

“Pa marrë parasysh se ndjej kënaqësi nga kjo nuk është lehtë ta shkruash Kur’anin. Duhet të jemi shumë të ndjeshëm që të mos e ndërrojmë fjalën e Allahut edhe pse nuk bëhet me qëllim”, thotë Kellub.

Kaligrafisti tha se ndjehet krenar për shkak se është duke e përgatitur Kuranin me përmasa të mëdha. Ai shtoi se me kaligrafinë me të cilën merret është shndërruar në punë nga e cila mbijeton. Ai tregon se përgatit edhe tabela për shkollat.

Mirëpo, Kellub është në gjendje të rëndë financiare. Ai tregon se letrat e faqeve janë shumë të shtrenjta dhe gjithashtu ka nevojë për blerje të lapsit special për kaligrafi.

“Dëshiroj që në mënyrën më të mirë ta shkruaj fjalën e Allahut. Në të shumtën e rasteve fletët bëhen në mënyrë të papërdorshme, dhe për shkak të ndonjë gabimi është dashur të ndërroj fletët”, ka thënë Kellub.

Duke theksuar se Kuranin është duke e përegatitur me “kaligrafin e hafëz Osmanit”, Kellub njoftoi se shkrimi i Kuranit do të përfundojë kah mesi i vitit të ardhshëm. “Kur ta përfundoj do t’ia dhuroj Universitetit Islam të Gazës”, tha ai.

Kellub potencoi se me shkrimin e Kuranit shpreson ta fitojë kënaqësinë e Allahut.

(AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit