1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Komuna e Prishtinës: Edhe rrugët rurale dhe trotuaret po pastrohen nga bora

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka bërë me dije se të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të pastruara dhe të aftësuara për qarkullim.
Kjo është bërë falë punës së palodhshme të ekipeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe ekipeve të Drejtorisë së Inspeksionit, të cilat kanë punuar gjatë gjithë natës, të gjitha rrugët në Prishtinë janë plotësisht të pastruara.

“Derisa Drejtoria e Shërbimeve Publike ishte angazhuar në pastrimin e rrugëve kryesore të qytetit, ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit u përkujdesën që edhe rrugët në pjesët rurale të pastrohen, kurse Ndërmarrja Publike “Hortikultura” po i pastron të gjitha trotuaret në qytet”, njofton Komuna e Prishtinës.

Megjithatë, për shkak se priten të reshura edhe sot gjatë ditës, Komuna apelin te ngasësit të kenë kujdes të shtuar gjithsesi.

“Ekipet e pastrimit të borës do të jenë në kujdestari gjatë gjithë kohës dhe të gatshme të intervenojnë, posa të shfaqet nevoja”, përfundon njoftimi i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës përmes një postimi ka porositur për kujdes. Ai ka shkruar: “1 2 3 5

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit