4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bashkësitë Islame ngushëllojnë Gormezin

Më të lexuarat

MESAZH NGUSHËLLIMI

Edhe njëherë terrori goditi të pafajshëm dhe qytetërimin tonë të përbashkët.
Ngushëllimet tona për viktimat, shërim të shpejtë për të lënduarit dhe solidaritet për popullin turk në këtë ditë të vështirë.
Ngjarja e fundit në Stamboll, ku terrori goditi njerëz të pafajshëm, por edhe çdo akt tjetër terrori në çdo cep të globit, është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm njëkohësisht.
Ne lutemi që ngjarje të tilla të shëmtuara të mos përsëriten më dhe të jetojmë në një botë të paqtë, për një të ardhme pa luftë, pa gjakderdhje.

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË

__________________

 

Kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë, prof.Dr. Mehmet Gormez

I nderuari vëlla dhe mik,

Jam i tronditur nga akti i shëmtuar terrorist që sot ndodhi në Stamboll, me çrast përsëri humbën jetën njerëz të pafajshëm të cilët me asgjë nuk e provokuan dhunën e tmershme.

Në emrin tim personal, të Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe të të gjithë besimtarëve muslimanë e të njerëzve qëllim mire nga Maqedonia, ju shpreh juve dhe institucionit që e udhëhiqni, si edhe shtetit dhe popullit vëlla turk, ngushëllimet më të sinqerta. Qëndroni të fuqishëm dhe bëhuni të durueshëm ndaj goditjeve që po ju bëhen nga keqbërësit dhe njerëzit që e kanë humbur rrugën dhe janë larguar nga urdhërat e Allahut xh.sh.

Në këto caste të rënda për Ju dhe për popullin e juaj, besimi te Krijuesi ynë le të jetë shërim për plagët e shkaktuara nga njerëzit të cilët po e dëmtojnë imazhin e Islamit nëpër botë dhe po e rritin ndjenjën e islamofobisë. Përfundimisht, teroristët, sadoqë po përpiqen të maskohen me petkun e Islamit, nuk kanë as fe, as besim, as dashuri për kombin. Ata e urrejnë paqen dhe mirësinë që e përhapë Islami.

Allahu qoftë me ju në këtë situate të rëndë dhe në të ardhmen.
Bashkë ndjejmë dhe bashkë vuajmë me Ju.

Shkup. 12.01.2016 Reis ululemai BFI në RM
h. Sulejmanef. Rexhepi

______________________

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

I dashur DR. Mehmet Gormez
Kryetar i Çështjeve fetare të Republikës së Turqisë (DIJANET-it)

Me dhembje e pikëllim mësuam lajmin për aktin e shëmtuar terrorist në Stamboll, ku pësuan qytetarët e pafajshëm.

Andaj, në emër të BIK, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, popullit turk e para së gjithash familjeve të viktimave të pafajshme, për të cilët lutemi që Zoti t’u jap durim e gajret, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejt.
Dashtë Zoti që akte të tilla që marrin jetë, sjellin viktima, dhunë e terror të mos përsëriten askund!

Duke u solidarizuar me ju dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt terrorist, edhe njëherë, shprehim dhembjen tonë për ngjarjen e sotme dhe shpresojmë e lutemi për një të ardhme të ndritshme në paqe, mirëkuptim e harmoni.
Me respekt e dhembshuri,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit