2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

S’ka autonomi për veriun!

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë opinionet e analistëve dhe organizatave joqeveritare, vendore e ndërkombëtare, të cilat paragjykojnë se zgjidhja e porblemit të veriut të Kosovës do të bëhet përmes dhënies së një statusi të veçantë për tri komunat e populluara me shumicë serbe.

“Qëndrimi i të gjitha institucioneve të Kosovës është dhe do të mbetet i pandryshuar. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë statuse speciale, nuk do të ketë statuse të veçanta dhe as autonomi për pjesë të veçanta të vendit tonë. Do të jetë një Kosovë e integruar dhe në të cilën të gjithçka komunitetet do të zhvillojnë lirshëm të drejtat e tyre dhe identitetin e vet”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Duke folur për shqetësimet e ngritura për vazhdimin e dialogut teknik me Beogradin, kryeministri ka shprehur qëndrimin e Kosovës se së pari duhet të respektohen dhe implementohet të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, dhe pastaj të vazhdohet me temat tjera të dialogut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit