14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Të amnistuarit e presidentit Ivanov, një pjesë prej tyre ishin vrasës, fajdexhinj, etj.

Më të lexuarat

Lista e presidentit Gjorgje Ivanov për amnistinë e 174 të burgosurve është përcjell me reagime të shumta nga ana e opinionit maqedonas.

Televizioni Telma, bëri një analizë në lidhje me veprat kriminale të atyre që janë falur nga ana e presidentit Ivanov. Sipas kësaj analize, janë falur, vrasës, vëllavrasës, bashkëpjesëmarrës, polic pyjor të korruptuar, kamatash, të gjykuar me vepra të rënda penale u gjetën në listën për falje për Vitin e ri, transmeton zhurnal.mk
Vendimi zyrtar nuk i përmbajti veprat për të cilat janë të gjykuar, nuk janë publikuar as në gazetën zyrtare. Por, nëse hulumtohen emrat e tyre dhe mbiemrat në internet, atëherë paraqiten me dhjetëra lajme për vendime gjyqësore kundër njerëzve me emër të njëjtë dhe mbiemër të njëjtë si dhe për cilën vepër.
Kështu për shembull në listën e të liruarve në tërësi gjendet një emër i një njeriu i cili sipas arkivave të internetit është rojtar në shkollën në Debar, i cili ka vra një njeri dhe ka lënduar rëndë një tjetër.
Njashtu në emrat e të falurve mund të gjendet edhe i gjykuari për rastin e vrasjes së Mihajlo Cavrevski, djaloshi i cili u vra nga shokët dhe u hodh në Kozjak.
Në mesin e të liruarve në tërësi është edhe një nënshtetas serb emri dhe mbiemri dhe adresa e vendlindjes përshtaten me vozitësin nga Nishi i cili e nxiti aksidentin e trafikut në Demir Kapi në të cilën ndërroi jetë një foshnje tetë muajsh dhe axha i tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit