3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ngadal, burri im i dashur

Më të lexuarat

Për bashkëshortët:

 

Si çdo vajzë edhe unë ëndërroja krijimin e familjes, fëmijëve dhe botës së veçantë për mua…gjithashtu kisha caktuar cilësi të veçanta për kalorësin e ëndrrës sime.Shpresoja të jetë me personalitet të lartë,të ketë kulturë të përgjithshme,t’i dojë shtëpinë dhe gruan e tij,të jetë i urtë gjatë vendimeve të tij…Deshti All-llahu që të fejohem me një universitar. Nga çasti i parë i fejesës fillova të vizatoj në fantazmën time mbretërinë të cilën do ta ndërtoja,mbretëreshë e së cilës do të isha unë.Pullazi i saj ishte qielli i pastër,kurse themeli i saj toka e gjelbër,e zbukuroja edhe me trëndafila,kurse në kopsht lëshoja të fluturojnë pëllumbat e bardhë.

 

U afrua dita e martesës.Fillova të frikohem.Më vinin mendime të ndryshme.A thua vallë,si do jetë gjendja nëse është i ashpër?Ose si do të jetë gjendja nëse nuk don polemikën?Ose si do të jetë gjendja nëse…, nëse…, nëse…?

Pas martesës u shpërngula në mbretërinë time.Fillova jetën bashkëshortore me burrin tim.Në fillim ishte i dashur,i ndijshëm,isha e kënaqur me te.Pas pak kohë na lindi edhe një vajzë.U shtua numri në familjen tonë.U gëzuam pamasë. Mirëpo përditshmëria monotone e jetës filloi të lëshojë perin e saj rreth mbretërisë sonë të qetë,mu ashtu siç thurr rrjetën e saj merimanga rreth gjahut të saj.

Burri im kthehej nga puna i lodhur,qarja e vajzës,sidomos gjatë natës,shkaktonte edhe më tepër probleme.Në shtëpinë tonë mbisundoi gjendja e jashtëzakonshme. Alarmi lëshonte zërin në mbarë shtëpinë kur vinte burri nga puna,i lodhur e nervoz.

U tretën të gjitha ndjenjat tona,kurse dashuria mes nesh ra në minimum.Fjalët e mira u zëvendësuan me qortim dhe hidhërim.E gjithë gjendja jonë u ndryshua. Vendosa që të thërras një konferencë urgjente,që të shpëtojmë atë që mbeti.

U ula me te dhe fillova tubimin duke thënë:”Dëgjo,burri im i dashur!Nëse një njeri gjatë gjithë ditës merret me punët e shtetit,e kur kthehet në pallatin e tij për të pushuar has në probleme me ata që jetojnë në pallatin e tij,a thua vallë do t’i dënonte ata që janë në pallat?

 

U përgjigj: Besoj se do t’i denojë.

Thashë:Si mund t’i dënojë?Mbreti duhet të jetë i urtë,të dijë të sundon veten nëse dëshiron ta udhëheq këtë shtet.Nëse ky mbret nuk i posedon këto cilësi,a thua vallë,si do të përfundojë kjo pallat dhe ky shtet?

Nuk vazhdoi gjatë kohë e ai ndërpreu fjalën time duke thënë:Pse i parashtron këto pyetje,ç’ke për qëllim?

Dëshiroj të bësh një krahasim të vogël mes teje dhe këtij mbreti.

Unë nuk jam mbret,as që do të jem ndonjë ditë,pse të humb kohë në mendim rreth kësaj çështjeje?

I thashë: Me të vërtetë ti nuk je mbret,mirëpo ka pika të ngjashme mes teje dhe atij mbreti.Mbreti ka përgjegjësitë e veta ndaj shtetit,kujdeset për atë shtet,mirëpo edhe pas kësaj ai në shtëpi sillet me urtësi dhe mençuri.Kurse ti nuk ke përgjegjësi të madhe,je përgjegjës për këtë shtëpi të vogël,për bashkëshorten dhe fëmijën,mirëpo megjithëkëtë nuk sillesh me urtësi në shtëpi…Këtë dëshirova të ta them përafërsisht.

 

Mu drejtua dhe më tha: Mirëpo mos harro se edhe ti je bashkësundues i kësaj mbretërie të vogël.

Nuk e kam harruar këtë gjë.Ti kur vjen prej pune çdo gjë e gjen gati. Këtë e bëj duke u munduar që të mundësoj rehati.

Po. Unë nuk e mohoj këtë gjë, të jam falënderues për këtë, mirëpo kam një verejtje të vogël.

 

Ç’ështjë ajo?

-Pse gruaja ime e dashur nuk e merr foshnjën pasdreke në një vend tjetër, larg meje, që të mund të flej i qetë, të pushoj pas lodhjes?

Ke të drejtë. Kështu edhe do të veproj.InshaAll-llah.

Pra përfundim i kësaj bisede ishte ajo se që të dy jemi partnerë në gabim dhe mundemi së bashku të gjejmë zgjidhje.

Kjo është e vërteta dhe kjo është rezymeja e kësaj bisede:

Martesa është marrëveshje mes dy individëve, që të dy duhet të veprojnë sëbashku me qëllim që të vazhdojë kjo marrëveshje, e kjo gjë nuk mund të realizohet ndryshe pos nëse çdo kush prej tyre e pranon gabimin, e korrigjon vetveten dhe lëshojnë pe ndaj njëri tjetrit.

Pra, kështu kjo bisedë na tregoi se jeta mes dy personave është dhënie,falje dhe bashkëjetesë me të mirë./albislam

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit