0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në “Alo doktor” për një javë 1.386 thirrje

Më të lexuarat

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” gjatë javës së kaluar (nga 4 janari deri më 10 janar) janë regjistruar 1.386 thirrje.

Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup informojnë se nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri tani ka pasur 70.777 thirrje. Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Për këshillë mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.

Telefonatat janë për spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për simptoma respiratore, rritje e tensionit të gjakut, temperaturë e rritur trupore, viroza dhe kollë nga moti i ndryshueshëm.

Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në “Alo doktor” u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit