0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çosiq: Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën

Më të lexuarat

Ai i cili në kohën e Miloshevicit kishte dashur ndarjen e Kosovës duke “e marrë Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Graçanicën dhe, dhe siç kishte thanë ai, rajonin e pastër etnikisht të Fushë Kosovës përreth Graçanicës, ka kohë që ka ndërruar mendim.
Kohëve të fundit sipas medieve serbe, Cosiq, ka nisur edhe më shumë që të promovojë idenë se Serbia duhet ta dorëzojë Kosovën në mënyrë të civilizuar.


“Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën, sepse kjo është plagë kanceri e shoqërisë sonë”, ka përsëritur Cosiq.
Akademiku serb, Dobrica Çosiq, i cili në qarqet intelektuale të Serbisë quhet babai i kombit serb, edhe më herët, që në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit ishte angazhuar në promovimin e këtij qëndrimi.
Në vitin e kaluar, gjatë promovimit të një libri të tij, përkitazi me këtë ka thënë: “E kisha një propozim të arsyeshëm, por askush nuk më ka dëgjuar në këtë vend. Zoti hair e bëftë, se tash është vonë”, kishte thënë ai.
Ndërkohë qëndrimi i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, se partitë parlamentare duhet të hartojnë një konsensus kombëtar për Kosovën dhe deklarata e tij e djeshme se “kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë”, nga shumë analistë në Serbi po interpretohen si “dorëzim i civilizuar” të cilin e mbështet Çosiqi.
Shkrimtari dhe teoricieni nacionalist Çosiq ka qenë një nga ideatorët kryesor të nacionalizmit serb, që solli luftëra të përgjakshme në vitet ’90, në shumë vise të ish-Jugosllavisë. Atëherë ai propozonte ndarjen e Kosovës në proporcionin 60 për qind për shqiptarët, dhe 40 për qind për serbët. Këtë ide ai e ka shtruar edhe në mandatin e tij si president i të ashtuquajtur Republika Federative e Jugosllavisë, trashëgimtares së Jugosllavisë së shpërbërë nga lufta, në vitet 1992-93./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit