1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Letër Fahri Xharës

Më të lexuarat

Zekerija Alimi

 

Ne nuk flasim për Kombin Shqiptarë, ne veprojmë për Kombin Shqiptarë, patriot është ai Shqiptarë që le diqka për kombin!

 

Këtë shkrim ja dedikoj Fahri Xharës, të drejtohem me zotëri sa ja vlen nuk e di po sipas traditave kombëtare e kemi të domsdoshme respektimin e më të vjetërit edhe kjo është pikë. Zotri Fahri Xhara ne si shoqatë humanitare NUN e morëm për sipër ndihmën e një popullit që ju bëhet padrejtësi sikur që na u bë neve Shqipëtarëve që na bëri shteti Serb në Kosovë. Edhe në atë kohë ne si shoqatë ishim në ndihmë të populli tonë, si në Bllacë, Stankovec, në Drenicë etj, edhe në Shqipëri! Jemi krenarë që ishim nga ata që ndihmuam e nuk ishim nga ata që shikonin hallin e popullit pa asnjë sakrificë, më së shumti që jam brengosë edhe jam kan shumë i prekur kur me një familje nga Drenica u takuam në Shkup edhe më tha se në Prishinë na kanë lyp qira 300 euro/Mark, edhe na thanë qka jeni qu pesh! vërtetë ishe prekëse kjo fjalë, po ska lidhje shpresojë që ajo Familje nga Drenica është mirë edhe e ka haruar atë padrejtësi qka ja kanë bërë. Po qka dua të them se në shkrimet e tua ka më shumë urejtje ndaj atyre që nuk mendojnë si ju i nderuar sesa për diqka që ka nevojë ky popull, për nje përshkrim të bukur me të gjitha të mirat e saja si popull me shum kultura në vehte që se kanë shumë popuj, I nderuar të shkruajm një libër që të tërhekim investitior, turistë, se kjo pasuri që e kemi ç’do kush do të lakmonte të jet afër këtij Kombi.

Ne si shoqatë filluam me ndihmë popullit Sirian që erdhën te vendi jonë edhe u njoftuam me shumë shoqata nga Perendimi (Sh.B.A, Portugalia, Anglia, Italia dhe shtete tjera), po ashtu edhe nga lindja (Singapuri, Indonezia, Malezia, Kuvajti etj) kjo na gëzojë shumë se ne po e afirmojmë kombin tonë Shqipëtarë. Madje ne si shoqatë (përderi sa ju na fyeni) mediumet Amerikane (CNN) Britaneze (BBC) edhe tjera nga perendimi e lindja na promovonin dhe na nxjernin në ekranet e tyre me shikueshmëri qindra milioneshe (që qeveritë Kosovë, Maqedoni për një reklamë të shtetit të tyre duhet të japin qindra miliona euro nga buxheti i popullit që të del shteti i tyre në CNN dhe BBC, ne e bëmë pa pare)

Ky popullë reklamohet apo afirmohet me Vepra e jo me fjalë, e me fyerje për njëri tjetrin!

Urdhëro shiko veprat tona:

kasteee
gjenisediiii

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit