0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Maqedonia afër gjendjes së jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Vetëm katër gradë celsius e ndajnë Maqedoninë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta.

Dje zyrtarisht është regjistruar temperatura rreth 40 gradë celsius, ndërsa në qendër të Shkupit termometrët e vendosur kanë regjistruar temperaturën maksimale deri në 50 gradë celsius.

Për shkak të temperaturave të larta është shpallur faza portokalli e të nxehtit, që është e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kërkuar ndërprerjen e punëve në ambiente të hapura nga ora 11 deri në ora 17, lirimin e shtatëzënave nga puna si dhe personat e moshës 60 vjeçare.

MMPS dje ka dënuar 25 kompani ndërtimi dhe të sektorëve të tjerë që nuk kanë respektuar ndalesën e punës në ambientet e hapura. Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e pacientëve, që do të përballen me probleme shëndetësore.

Enti Hidrometeorologjik për sot ka paralajmëruar temperatura të larta. Në Shkup pritet të regjistrohet temperatura deri në 38 gradë celsius, ndërsa në disa vende të Maqedonisë temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë celsius. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit