-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryetari i Londrës: Pushtimi i Spanjës nga muslimanët ka ndriçuar Europën

Më të lexuarat

Kryetari i Londrës Boris Johnson ka shkruar një kolumne për të përjavshmen britanike Telegraph, ku ka thënë se “fanatikët antimysliman do të duhej të kujtojnë borgjin që ia ka Evropa kulturës së Spanjës myslimane.

Kryetari i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare.

“Jo, nuk ka asgje për ti shtuar Spanjes mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por ajo që askush nuk mund ta mohoj, edhe po të dojë, është ndikimi i myslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qene pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në levizje Renesansën Europiane. Arkitektura islame e Granadas është thjeshtë mbresëlënëse.”

Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Europë”, Johnson shkroi: ” Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe permendjet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimit evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit