0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NË SULMET E FUNDIT TË USHTRISË SIRIANE JANË VRARË 94 PERSONA

Më të lexuarat

Në sulmet e fundit të ushtrisë në Siri kanë humbur jetën 94 persona.

Dhuna në Siri arriti deri tek kryeqyteti Damask dhe u intensifikuan në zonën mes qyteteve Halep dhe Humus.

Ndërkaq si pasojë e sulmeve dhe të granatimeve me tanke të forcave të Asadit u plagosën me dhjetëra persona të tjerë.

Ndërkohë vazhdojnë edhe përpjekjet diplomatike për arritje në një armëpushim.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov deklaroi se janë të gatshëm për një mbledhje të re në Rusi me vendet perëndimore.

Ndërkaq Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan pas takimit me Asadin kaloi në Iran. Në deklaratën e bërë në Teheran, Annan bëri të ditur se kjo krizë mund të tejkalohet me një dialog politik dhe përsëriti thirrjen e bërë të dyja palëve për ti dhënë fund dhunës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit