4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A e keni ditur se kur e kërkoni në internet ISIS-in, policia ju kërkon juve!

Më të lexuarat

“ISIS”, “IS”, “Siri” dhe “Xhihad”, janë aktualisht fjalët kyçe që policia e Mumbait po i kontrollon ata që i shtypin në tastierat e kompjuterëve të tyre.
Zyrtarët e policisë që më vëmendje përcjellin aktivitetin e qytetarëve të tyre në Facebook dhe Twitter, thonë se numri i njerëzve që shtypin këto fjalë kyçe “konsiderohet të jetë tejet e lartë”, raporton The Hindu.

Laboratori i medieve sociale të policisë së Mumbait është përuruar në vitin 2013, me të vetmin qëllim që të përcjellë shkronjat që shtypen nëpër mediet sociale dhe për të parë disponimin e qytetarëve të këtij vendi, veprime këto të cilat planifikojnë të parandalojnë problemet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Me rritjen e Shtetit Islamik (IS) dhe praninë e saj të rëndësishme në internet, policia tani është duke përdorur pajisje të zhvilluara për të identifikuar fjalët kyçe.

“Ne më herët përdornim pajisje që përcaktonin dhe identifikonin fjalët kyçe që kanë të bëjnë me shifrat historike, fetare dhe politike, siç edhe kishte pasur polemika të mëdha në vitin 2014 në lidhje me përmbajtjen fyese në lidhje me figura të tilla. Gjatë muajve të fundit, kemi ripërcaktuar parametrat tona, dhe aktualisht, IS dhe fjalë tjera janë përparësi”, ka deklaruar një zyrtar i lartë i policisë së Mumbait.

Oficeri i policisë ka bërë të ditur se shumica e njerëzve ende e kërkojnë ISIS-in, dhe kështu “ISIS” është në mesin e listës së fjalëve të vazhdueshme kyçe së bashku me “Sirinë” dhe “Xhihadin”.

Përveç këtyre fjalëve kyçe, policia gjithashtu vazhdon të shtoj apo të largoj fjalë kyçe në varësi të ngjarjeve në vend dhe në mbarë botën.

“Aktualisht në dritën e sulmeve terroriste të Pathankotit, ne kemi shtuar fjalën “Jaish-e-Mohammed”, në listën tonë të fjalëve kyçe”, ka deklaruar një burim./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit