2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

UP-JA ATRAKTIVE PËR POLITIKANËT

Më të lexuarat

Dy politikanët , mësyjnë Universitetit të Prishtinës, madje ata do të udhëheqin për një mandat Fakultetin Filologjik dhe atë të Edukimit. Është fjala për ish-ministrat e AAK-së, Bujar Dugollin, i cili nga AAK-ja kaloi në PDK dhe tash do të jetë dekan i Fakultetit Filozofik, kurse Ethem Çeku, do ta udhëheqë Fakultetin e Edukimit.

Pas një takimi të mbajtur me dyer të mbyllura të hënën nga Senati i Universitetit të Prishtinës, UP për mes një komunikate, ka bërë të ditur se janë zgjedhur dekanët e njësive akademike të Universitetit të Prishtinës.

Sipas kësaj komunikate, dekanit të Fakultetit Filologjik, Osman Gashit, i duhet t’ia lë postin Sedat Kuçit, i cili e fitoi këtë postë në garë me Gashin, kurse Bajram Uka do të vazhdojë ta dekan në Fakultetin Juridik edhe një mandat, njëjtë sikur dekani i Fakultetit Ekonomik, punën e dekanit të Fakultetit Ekonomik do ta vazhdojë edhe Skender Ahmeti, e për Fakultetin e Arteve është rizgjidhet Adem Rusinofci. As dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Musli Bajraktari, nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë edhe një mandat.

Të njëjtin fat për udhëheqje edhe të një mandati e pati dekani i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Izet Zeqiri. Kurse Fakulteti i Filozofisë do të udhëhiqet nga ish-ministri Bujar Dugolli, ndërsa Fakulteti i Edukimit nga ish-ministri Ethem Çeku.

Edhe Fakultetin e Mjekësisë do të vazhdojë ta drejtojë edhe për një mandat Naim Haliti, ndërsa atë të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës do të vazhdojë edhe një mandat ta drejtojë Naser Kabashi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit