-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Putin fton për unitet pas “betejave politike”

Më të lexuarat

Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vlladimir Putin, u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike, të punojnë së bashku për të mirën e vendit, pas tensioneve nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Në fjalimin e tij të fundit vjetor në Parlament si kryeministër, zoti Putin i ka lavdëruar të arriturat e tij katërveçare në qeveri.

Vlladimir Putin, që ishte president në periudhën 2000 – 2008, do të inaugurohet edhe për një mandat gjashtëvjeçar më 7 maj.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u ndoqën me protesta për akuza lidhur me mashtrime dhe vjedhje të votave.

Poashtu, është kundërshtuar fuqishëm dominimi politik i Vlladimir Putinit.

Policia më herët gjatë ditës i ka arrestuar disa aktivistë opozitarë derisa ata përpiqeshin të organizonin protestë jashtë ndërtesës së Parlamentit. /evpropaelire/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit