3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SIRIA SFIDON BOTËN ME STËRVITJE USHTARAKE

Më të lexuarat

Qeveria Siriane vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimi i saj agresiv.

Regjimi i Esedit nga një anë vazhdon sulmet, kurse nga ana tjetër kërcënon botën me stërvitjet ushtarake të shkallës së gjerë ushtarake.

Burimet opozitare kanë bërë të ditur se në sulmet me armë të rënda që forcat e Esedit kanë bërë në qytete të ndryshme të vendit kanë humbur jetën 23 persona.

Gjithashtu njoftohet se këto sulme janë mbështetur nga ajri me avionë dhe helikopterë ushtarakë.

Udhëheqja e Damaskut, e cila është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për rrëzimin e avionit turk, këtë herë mori në shënjestër një fshat në Liban.

Ushtria siriane sulmoi me artileri dhe mortaja fshatin libanez Vadi Halid me pretekstin se i ka hapur dyert opozitarëve sirianë.

Nga ky sulm gjetën vdekjen 5 persona dhe u plagosën 5 të tjerë.

Njoftohet se shtëpitë e fshatit janë goditur nga më shumë se 20 predha artilerie.

Administrata e Damaskut po i zhvendos sulmet nga brenda shtetit jashtë territorit të saj dhe ndërkohë po kryen stërvitje ushtarake.

Forcat e Armatosura të Sirisë realizojnë stërvitje tokësore, detare dhe ajrore.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi se është organizuar një stërvitje për të matur aftësitë e ushtrisë për të kryer detyrën e saj përballë të një sulmi të mundshëm nga toka, deti ose ajri.

Në këto stërvitje ushtria siriane përdor municion të vërtetë. Përveç raketave në stërvitje testohen edhe forca manovruese e helikopterëve detarë në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Nga ana tjetër Siria ishte sërish pjesë e agjendës së Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton.

Në deklaratat që bëri gjatë vizitës në Japoni, Klinton u shpreh se: “Po mbaron koha për shpresat e paqes në Siri”, duke paralajmëruar se “Udhëheqja siriane do të bjerë”.

Kurse Beshar Esen mendon se fundi i tij nuk do të jetë i ngjashëm me Kadafit dhe Mubarakut.

Në një intervistë për një televizion gjerman Esed tha se situata në vendin e tij është krejt e ndryshme nga ato në Egjipt dhe Libi.

Në reportazhin e tij Esed forcat opozitare i cilësoi “si terroristë të armatosur”, ndërsa për kaosin në vendin e tij akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore.

Ndërkaq Përfaqësuesi i Posaçëm i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka shkuar në Siri për të tretën herë.

Mësohet se gjatë vizitës treditore pritet që Anan të takohet edhe një herë me palët për të biseduar mbi mundësinë e zbatimit të pikave të Planit të Armëpushimit.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit