2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Myftiu Rexhepi: Islami mbrohet dhe përhapet me urtësi, jo me dhunë

Më të lexuarat

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, kanë mbajtur sesionin shkencor “Kurani te shqiptarët”, i cili po mbahet për nder të 30 vjetorin të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe.
Myftiu Naim Ternava tha se tash e 30 vite më parë myslimanët shqiptarë e bënë pronë të tyre kuranin.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu tha se, ndonëse edhe më herët kanë ekzistuar përpjekjet për të përkthyer Kuranin por, pas shpalljes së pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar interesimi pre përkthimin e kuranit u bë më i madh.

Kurse, Sulejman Rexhepi nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, ka thënë se kohërat e sodit i ka quajtur kohëra të mbrapshta, ku edhe islami po ballafaqohet me sfidat më të ndryshme.

“Në kohën kur po akuzohet islami, pikërisht sot ne me ketë sesion po dëshmojmë se islami edhe mbrohet dhe përhapet me dituri dhe urti dhe jo me dhunë dhe me brutalitet. Mendoj se ndoshta është koha ku duhet t’i kthehemi një pune tjetër sepse përkthimi siç e dini është problem me qenë autentik i fjalës së Allahut, dhe mu për këtë duhet të bëhen përpjekje që të bëjmë edhe komentimin e kuranit sepse mos të iu lënë hapësirë njerëzve dashakeq që t’i japin kahje tjetër Kuranit”, ka thënë ai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit