1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fillon numërimi i votave në Libi

Më të lexuarat

Pas organizimit të zgjedhjeve të para parlamentare post-Gadafi në Libi ka nisur procesi për numërimin e votave.

Libianët votuan në zgjedhjet parlamentare, të parat të lira në 60 vjet. Në Tripoli, banorët dolën në turma për të hedhur votat për parlamentin me 200 ulëse. Votuesit kanë zgjedhur mes partive të ndryshme në vend me një total prej rreth 3 mijë e 700 kandidatëve konkurrues. Kryetari i Komisionit Zgjedhor Nuri al-Abar tha se 94 përqind të vendvotimeve janë hapur, por aktet e sabotimit, kryesisht në lindje të vendit, penguan hapjen e 101 qendrave të votimit. Kjo është hera e parë që libianët marrin pjesë lirisht në zgjedhje pas 42 vitesh të diktaturës së Gadafit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit