1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

HAPET PANAIRI I LIBRIT “PRIZRENI 2012”

Më të lexuarat

Prizreni pret shtëpi botuese dhe personalitete të njohura të pendës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Turqia, në Panairin e Librit, nga 8 deri në 13 korrik, në ambient të hapur në qendër të qytetit historik, afër Shatërvanit.

Ky është edicioni i katërt i Panairit “Prizreni 2012” që organizohet Unioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Organizatorët thanë sot se edicionet e kaluara kanë dëshmuar për rritje të interesimit për librin, si nga ana e lexuesve prizrenas e më gjerë, po ashtu nga turistët, shtëpitë botuese, intelektualët, etj.

Gjatë Panairit, hapja solemne e të cilit do të bëhet të dielën në ora 19:00, secilën mbrëmje do të ketë program kulturor me mbrëmje letrare, promovime librash, autorësh dhe shtëpish botuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit