Planet e qeverisë franceze për të miratuar një ligj që ndalon prostitucionin dhe ndëshkon rëndë klientët, ka nxjerrë në rrugë qindra prostitute në shumë qytete të Francës.
Bashkë me prostitutat u bashkuan edhe qindra qytetarë në mbështetje të punonjëseve të seksit. Protestuesit mbanin në duar pankarta si “Morali fals, hipokrizi e vërtetë”, apo të tjera si “edhe pse të ndaluar me ligj, do të jemi përgjithmonë”.
“Të ndalosh prostiticionin me ligj, nuk do të zhdukë fenomenin. Ne do të vazhdojmë në mënyrë clandestine, duke marrë përsipër risqet që na vijnë nga penalizimet ligjore”, deklaron një nga organizatoret e protestës.
Projekt-ligji për ndalimin e prostitucionit i hartuar nga një grup deputetësh, pritet të marrë mbështetjen e pjesës më të madhe të deputetëve francezë në Asamblenë Kombëtare. Ai parashikon gjoba të majme deri edhe burgim si për klientët ashtu edhe për punonjëset e seksit, ndërkohë që për favorizuesit apo personat që nxisin prostitucionin dënimet janë më të ashpra./tch/kohaislame