3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Celular në vend të kuletës

Më të lexuarat

BERLIN – Transferimi i parave me anë të telefonit celular është bërë metodë e përditshme e pagesës, veçanërisht në vendet në zhvillim. Në Evropë Deutsche Telekom dëshiron të ndihmojë me një metodë të re teknologjike.

Strategët e tregut ka vite që kanë në shënjestër mundësinë e transaksioneve të pagesave përmes telefonave celular. Ky biznes po lulëzon: vetëm në vitin 2010 afro 50 miliardë dollarë janë transferuar nëpër botë nëpërmjet telefonit celular, në vitin 2011 kjo shumë është dyfishuar.
Nga teknologjitë e ndryshme që janë aktualisht në treg për momentin prijnë pagesat përmes dërgimit të mesazhit SMS. Shumat më të mëdha janë transferuar në këtë mënyrë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, ku telefonat celularë janë të përhapur mjaft dhe degët e bankave janë të pakta ose ndodhen shumë larg njëra-tjetrës.

Kartat e kreditit shumë shpejt mund t’i takojnë së kaluarës

Por gjendja nuk është e njëjtë në të gjitha rajonet e botës. Në Amerikën e Veriut dhe Evropë ky biznes nuk po përparon shumë sepse këtu pagesa nëpërmjet telefonit celular është një mundësi që nuk e kanë shumë vetë. As kartat e xhirollogarisë apo të kreditit dhe as shërbimi bankar online nuk kanë qenë në gjendje që të zbusin qarkullimin e parave të gatshme. Megjithatë, Volker Briegleb nga revista informatike “c’t” është i sigurt: ” Pagesat përmes celularit – rruga na shpie në këtë drejtim”.

Asnjë përparim në vendet perëndimore

Ndërkohë me sa duket është zbuluar një teknologji e përshtatshme e cila është në gjendje të kënaq edhe më skeptikët: “Near Field Communication” quhet ajo, shkurt NFC. Dhe pasi që përtej Atlantikut vetëm Google e më vonë edhe Microsoft kanë arritur të fusin në masë të madhe në qarkullim këtë metodë për kryerjen e pagesave, Telekomi gjerman në nivel federal dëshiron që me koncernin e kartelave të kreditit Mastercard të përhap këtë metodë në tregun gjerman dhe në Evropë.

Google ka filluar në Amerikë me pagesat përmes telefonit Smartphone

NFC funksionon edhe më thjeshtë se procedura me SMS: Në telefonin celular janë të ruajtura të gjitha të dhënat e llogarive bankare për të cilat deri tani nevojiteshin kartela të ndryshme me çip. Ky koncept quhet ndryshe “kuleta mobile”. Në arkë shtyp numrin sekret tw sigurisë, zgjedh se nga cila llogari dëshiron të paguash, kalon telefonin nga aparati për leximin e të dhënave dhe me kaq përfund pagesa. Shumat nën 25 euro tërhiqen menjëherë ndërsa për shumat më të larta duhet të shtypet edhe një numër i dytë sekret.

Siguri e garantuar?

Vjedhja e të dhënave, mashtimet me llogaritë – përjashtohet mundësia e çdo lloj aktiviteti kriminal, thotë Peter Vesco, i cili në Deutsche Telekom drejton departamentin e pagesave. “Kjo teknologji në bazë të njohurive që kemi sot është po aq e sigurt sa edhe një kartë me çip.” Po në rast se njeriu humb “kuletën mobile”, apo ndryshe telefonin celular? Atëherë ai nuk ka nevojë që të thërras në telefon disa institute bankare njëri pas tjetrit, mjafton një thirrje telefonike në Telekom dhe të gjitha kartat do të bllokohen në të njëjtën kohë.

Sa të sigurta janë pagesat me telefon?

Me këto argumente së bashku me përvojat e para të grumbulluara në teren klientët duhet të binden për përparësitë e kryerjes së pagesave me telefon. Hekurudha gjermane flet për një përvojë të mirë me teknologjinë NFC gjatë muajve të fundit, po ashtu edhe banka gjermane e kursimeve, Sparkasse. Edhe MasterCard ka shpërndarë disa muaj më parë aparatët e parë NFC, fillimisht në disa pika karburanti pastaj në disa zingjirë restaurantësh dhe filialet e një koncerni tregtar të shitjes me pakicë.

Futja në përdorim e NFC-së po bëhet shumë ngadalë

Megjithatë futja në përdorim të gjerë e një teknologjie të tillë kërkon kohë, sqaron redaktori i revistës informatike c’t, Briegleb: “Në rastet e tilla gjithnjë njëri pret tjetrin. Tregtarët fillojnë pastaj aplikimin e një teknologjie kur të vërejnë se tek konsumatorët ka mjaft celularë. Konsumatori nga ana tjetër nuk e sheh të arsyeshme të pajiset me një celular të tillë për aq kohë sa nuk sheh mundësi që ta vë atë në përdorim. Dhe në fund as prodhuesit e telefonave mobil nuk e shohin të arsyeshme të prodhojnë celular të tillë përderisa nuk shohin tek konsumatorët interesim për një produkt të tillë. Prandaj firma Gartner llogaritë që deri në vitin 2015 nuk do të ketë përhapje të madhe të kësaj mënyre të pagesës në Evropë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit