-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Operacionet e forcave turke kundër PKK-së

Më të lexuarat

Në operacionet e zhvilluara në nënprefekturën Sur në Dijabakër kundër organizatës terroriste të PKK-së, një polic ra dëshmor si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me armë të rënda.

Pas shpalljes së ndalim qarkullimit në disa nga lagjet e kësaj nënprefekture më 2 dhjetor, me mbështetjen e policisë dhe xhandarmërisë vazhdojnë ende operacionet nga ajri dhe toka për të pastruar territorin nga terroristët, për të zhdukur barrikadat e ngritura dhe për të mbushur hendeqet e hapura.
Për shkak të sulmeve të terroristëve të PKK-së në komunën e Surit, shkolla 8-vjeçare Yavuz Selim është dëmtuar nga zjarri për herë të dytë.
Në anën tjetër, Forcat e Armatosura turke të mbështetura edhe nga ajri, ditën e martë në 8 dhjetor kanë goditur objektivat terroriste në Veri të Irakut.
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm u bë e ditur se në rajonet e Kandilit, Hakurk, Zap, Avashën Basjan janë shkatërruar kampet e terroristëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit