Nuk është e lehtë të besosh në një ide, ndërkohë kur shumica e njerëzve e mohojnë atë, tallen me pasuesit e saj, e pastaj ti jo vetëm që beson, por edhe i thërret të tjerët drejt saj, përballon lëndimet dhe sulmet për hir të saj, dhe shpenzon nga pasuria jote për ta ndihmuar dhe përhapur atë.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu më dërgoi tek ju, e ju thatë: ‘Po gënjen’, ndërsa Ebu Bekri tha: ‘Ai thotë të vërtetën’, dhe më përkrahu me veten dhe pasurinë e tij.”
Gjithashtu ﷺ ka thënë: “Secilin që kam ftuar në Islam ka patur një ndalim, një hezitim dhe një mendim të dytë, përveç Ebu Bekrit – ai nuk vonoi asnjë çast kur ia përmenda, dhe nuk hezitoi aspak për ta pranuar.”
Prandaj, besimi yt në fenë e Allahut të Lartësuar dhe përkushtimi yt ndaj ligjeve të Tij në një kohë kur njerëzit largohen, janë rrethana që e shoqërojnë adhurimin tënd dhe e bëjnë madhështor, e shumëfishojnë shpërblimin për të, dhe Zoti i gjithësisë e vlerëson dhe e miraton atë.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk janë të barabartë prej jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit dhe ata që shpenzuan dhe luftuan pas tij. Ata të parët kanë një gradë më të lartë se ata që erdhën pas tyre, por të gjithëve Allahu u ka premtuar shpërblim të bukur. El-Hadid: 10.
Në kohën kur feja ishte përhapur dhe ligjet e saj ishin të dukshme, edhe Abdullah bin Ubej bin Seluli – hipokriti i njohur besoi (formalisht).
Por në kohën e mungesës dhe zbehjes, ishin Hadixhja, Ebu Bekri dhe Aliu – Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë – ata që besuan, kur Islami kishte vetëm tre, katër apo pesë njerëz që e kishin përqafuar!
✍ Dr. Fejsal bin Turki
