Trump: SHBA-ja do të bombardojë ura ose centrale elektrike për çdo sulm ndaj anijeve në Hormuz

Më të lexuarat

SHBA-ja ka kryer një seri sulmesh në mbarë Iranin që nga java e kaluar ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj objekteve dhe bazave që përdoren nga ushtria amerikane në disa vende të rajonit

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Washingtoni do të bombardojë një urë ose një central elektrik iranian sa herë që Teherani sulmon një anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

“Nga ky moment e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo me çfarëdo pajisjeje ose arme tjetër, SHBA-ja do të bombardojë dhe do të shkatërrojnë një urë ose central elektrik, përfshirë edhe ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit Teheran”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

SHBA-ja ka kryer një seri sulmesh në mbarë Iranin që nga java e kaluar, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj objekteve dhe bazave që përdoren nga ushtria amerikane në disa vende të rajonit.

Shkëmbimi i sulmeve ka vazhduar pavarësisht një marrëveshjeje kornizë të ndërmjetësuar nga Pakistani, e nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani në muajin qershor, me synim përfundimin e luftës që nisi në shkurt dhe hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit