Këshilltari kryesor i Putinit: ja pse Lindsey Graham u vra nga Izraeli!

Më të lexuarat

Sipas Aleksandër Dugin, Tel Avivi synon të nxisë Trump-in të përshkallëzojë luftën ndaj Iranit

Vdekja e papritur e senatorit amerikan Lindsey Graham ka nxitur reagime të shumta dhe spekulime në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Iran, ku shumë komentues kanë vënë në pikëpyetje rrethanat e ndarjes së tij nga jeta.

Ndërsa komentatorja konservatore dhe aleatja e presidentit amerikan Donald Trump, Laura Loomer, ka ngritur dyshime ndaj Iranit dhe Rusisë, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus Vladimir Putin ka hedhur akuza ndaj Izraelit.

Graham ndërroi jetë të shtunën pas asaj që stafi i tij e përshkroi si “një sëmundje të shkurtër dhe të papritur”. Sipas gjetjeve paraprake të publikuara nga zyra e senatorit, shkaku i vdekjes ishte një diseksion i aortës, si pasojë e sëmundjes kardiovaskulare arteriosklerotike.

Diseksioni i aortës është një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën, që ndodh kur krijohet një çarje në shtresën e brendshme të aortës, arteries kryesore të trupit.

Alexander Dugin, shkrimtari rus që mediat amerikane shpesh e cilësojnë si “ideologun” ose “trurin” e Putinit, pretendoi se agjencia izraelite e inteligjencës Mossad mund të ketë qenë pas vdekjes së senatorit 71-vjeçar.

Megjithëse Dugin nuk komentoi më tej një postim të fshirë në platformën X, ku aludonte për një vrasje të mundshme të Grahamit, ai sugjeroi se vdekja e senatorit mund të ishte orkestruar nga Izraeli për ta shtyrë Donald Trumpin të rifillonte një luftë në shkallë të gjerë kundër Iranit.

“Vdekja e papritur e Lindsey Graham mund të jetë një mesazh i errët për Trumpin. Dyshoj se ishin iranianët. Megjithatë, më e besueshme do të ishte një operacion i Mossad-it për ta shtyrë Trumpin të rifillojë luftën në shkallë të plotë me Iranin. Kjo do të thotë qartë: ‘Ti je i radhës’. Lindsey Graham ishte hija e Trumpit, ana e tij e errët”, shkroi Dugin në X.

Pretendimet e tij vijnë në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përkujtoi Grahamin si “mikun e tij të dashur” dhe një nga “miqtë më të mëdhenj” të Izraelit.

“Nuk kemi pasur mik më të mirë se Lindsey. Ai e kuptoi se siguria e Izraelit dhe e Amerikës është e pandashme. Ai ia kushtoi jetën mbrojtjes së Amerikës, forcimit të aleancës sonë dhe mbrojtjes së botës së lirë. Izraeli ka humbur një nga miqtë e tij më të mëdhenj. Amerika ka humbur një patriot të madh. Unë kam humbur një mik të dashur”, shkroi Netanyahu në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Çfarë pretendoi Laura Loomer?

Nga ana tjetër, Laura Loomer hodhi dyshime mbi Rusinë dhe Alexander Duginin, duke sugjeruar se Graham mund të jetë “helmuar” pas kthimit në Shtetet e Bashkuara nga një vizitë e profilit të lartë në Ukrainë, vetëm pak ditë para vdekjes së tij.

Ajo theksoi se Dugin kishte bërë thirrje për eliminimin e Grahamit katër muaj më parë, ndërsa kujtoi se pesë ditë para vdekjes së senatorit, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) kishte bërë thirrje publike për vrasjen e tij.

“Vlen të përmendet se këshilltari i Putinit, Alexander Dugin, bëri thirrje që Lindsey Graham të ‘rrafshohej’ pikërisht katër muaj më parë. Pesë ditë më parë, IRGC bëri thirrje publikisht që senatori Lindsey Graham të vritej.

Ai ishte kthyer në shtëpi prej më pak se një dite dhe sonte stafi i tij njoftoi se ai vdiq nga një ‘sëmundje e shkurtër dhe e papritur’. A u helmua nga një kundërshtar i huaj?”, shkroi Loomer në platformën X. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit