O SHQIPTARЁ, PSE MORE PO SHANI!

Më të lexuarat

Ёshtë bërë modë e rutinë të shohësh postime me inserte të nxjerra nga konteksti prej disa ligjërimeve private të hoxhallarëve.
Kam shkruar shumë rreth asaj se ato ligjërime nuk duhet të publikohen, sepse janë total aut etj.
Megjithatë ajo që iriton mendjen e shëndoshë janë fyerjet e ulëta që i bëjnë “pasardhësit e ilirëve antikë” e “krenarë që janë shqiptarë”, kundrejt atyre siç i quajnë “shpellarëve muslimanë”.
Një urrejtje e paimagjinueshme patologjiike antiIslame, raciste, dhe eugjeniste, që përpos që s’le gjë pa thënë kundrejt besimiit të tyre., bën thirrje edhe për vrasje masive të atyre besimtarëve.
Liria e shprehjes është bazament i vlerave të demokracisë liberale, botës së qytetëruar dhe humanizmit.
Mirëpo niveli i këtyre vlerave vjen në shprehje nga mënyra e artikulimit të tyre.
Pse të thuhen gjërat me sharje, me kërcënime, me anatemime…..?!
Këto nuk i sjellin asnjë dobi askujt…, ofendimet nuk i forcojnë argumentet.
Përkundrazi çdo ofendim është pasqyrë e kulturës primitive familjare dhe shenjë e nivelit të mosedukatës dhe rrugaçërisë.
Dihet se ekstremizmi nxit ekstremizëm dhe mbjella e kësaj fare ndër shqiptarët nga kushdo qoftë, është plotësisht antikombëtare.

Avni Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit