Kur Srebrenica të kujton një deklaratë që tronditi shqiptarët

Më të lexuarat

​Nuk ka asnjë shans të përmendet Srebrenica e të mos më kujtohet kjo deklaratë skandaloze dhe fatkeqësisht publike e priftit shqiptar në Michigan:

​„Ne nuk kemi merituar të lirohemi nga Beogradi, ka qenë dashur të na rjepin. Sikurse i ka rjepur Millosheviqi 260 mijë qen, edhe në Kosovë po t’i kishte rjepur 1 milion e 900 mijë qen, asgjë nuk do të kishte bërë më keq!“

 

​Srebrenica është vendi ku, në korrik të vitit 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë dhe u masakruan në mënyrë sistematike nga forcat serbe, në sytë e mbarë botës.

​Ajo është simbol i një prej krimeve më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, dikush ka pasur guximin ta marrë atë tragjedi e të thotë se duhej të ndodhte edhe më shumë në Kosovë.

​Kjo deklaratë e tij kishte ndodhur pak para Shpalljes së Pavarësisë;

​Për kë?! Për vëllezërit e vet që sapo kishin filluar t’i çelnin pak sytë dhe që sapo kishin lëvizur paksa nga këmba e shkaut.

​Allahu na ruajtë prej shkaut dhe prej atyre që mendojnë si ai!

P.S.

​Respekt maksimal për ata vëllezër tanë shqiptarë të besimit katolik që ia patën lëshuar fjalimin (e patën braktisur meshën/takimin) dhe u patën qëndruar besnikë të parëve të tyre rilindas, si Gjergj Fishta, për të cilin transmetohet të ketë thënë:

​„Në qoftë se Evropa nuk na do në një shtet ngaqë shqiptarët janë myslimanë, atëherë ne të krishterët kemi t’i shkrijmë kryqat tanë e kemi t’i bëjmë fishekë, për t’i mbrojtur vëllezërit tanë shqiptarë myslimanë.“

 

Besart Kuleta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit