Kam frikë se humbja më e madhe që mund të përjetojë njeriu sot nuk është humbja e pasurisë.
As humbja e vendit të punës.
Madje, as humbja e mundësive.
Humbja më e madhe është kur kalon një vit i tërë dhe tek ai nuk ndryshon asgjë.
I njëjti libër.
Të njëjtat mendime.
Të njëjtat zakone.
Të njëjtat gabime.
Të njëjtat reagime.
Pastaj ankohet se jeta e tij nuk po ndryshon.
Koha, në vetvete, nuk e ndryshon njeriun. Atë e ndryshon ajo që mëson, ajo që rishikon tek vetja dhe ajo që përmirëson në sjelljen e tij.
Prandaj, humbja më e madhe është që njeriut t’i shtohen vitet, por të mos i shtohet vetëdija.
Dr. Abdulkerim Bekar
