-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qeveria e heshtur

Më të lexuarat

Komunikimi i gazetarëve me Qeverinë e Kosovës po bëhet gjithnjë më i vështirë, sidomos pas dorëheqjes së zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, pasi ai ishte i vetmi që komunikonte me gazetarët pas mbledhjeve të kabinetit qeveritar

Pas mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën, ka dalë në një konferencë shtypi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, por ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve.

I pyetur nëse do të shkarkohet ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila pas skandalit të çimentos, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Unë nuk jam në gjendje të emëroj ose shkarkoj asnjë ministër. Unë mund të flas që respektimi i ligjshmërisë dhe ekonomisë së tregut janë parimet themelore të Qeverisë”, ka theksuar Beqaj.

Ndërsa i pyetur për çështjen e emërimit të ministrit të Drejtësisë, pas dorëheqjes së Hajredin Kuçit, prapë Beqaj nuk ka pasur përgjigje.

“Atë çështje duhet të adresoni tek kryeministri dhe tek kabineti qeveritar”, ka theksuar ai, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, Qeveria aktual që nga konstituimi nuk ka pasur një zëdhënës, derisa rolin e zëdhënësit e ka kryer ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Pas dorëheqjes së tij, ekzekutivi i vendit mbetet edhe më shumë i mbyllur për mediat.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit