* ■ Të marrësh gusël.
* ■ Të veshësh rrobat më të mira.
* ■ Të parfumosesh, sepse përdorimi i parfumit është edhe më i pëlqyer ditën e xhuma.
* ■ Të përdorësh misvakun.
* ■ Të shkosh herët në xhami.
* ■ Të shkosh në namazin e xhumasë në këmbë, nëse ke mundësi.
* ■ Të afrohesh pranë imamit dhe të largohesh nga çdo fjalë apo veprim i kotë.
* ■ Të mos kalosh mbi qafat (supet) e njerëzve në xhami.
* ■ Të mos ndash me forcë dy persona që janë ulur pranë njëri-tjetrit.
* ■ Të falësh namazin e përshëndetjes së xhamisë (Tehijjetul-Mesxhid).
* ■ Para hutbes, të falësh aq rekate sa të mundesh, të lexosh Kuran dhe të bësh dua.
* ■ Të dëgjosh hutben me vëmendje dhe në heshtje.
* ■ Gjatë hutbes të mos merresh me guralecë, telefon apo gjëra të tjera dhe të mos flasësh.
* ■ Kur imami bën dua gjatë hutbes së xhumasë, dëgjuesit të thonë “Amin” në heshtje, jo me zë.
* ■ Suneti pas namazit të xhumasë është të falësh:
* katër rekate në xhami, ose
* dy rekate në shtëpi.
* ■ Të shtosh sa më shumë duatë gjatë gjithë ditës dhe natës së xhuma.
* ■ Të kërkosh kohën e pranimit të duasë, e cila është ora e fundit e ditës së xhuma, para perëndimit të diellit.
📌 Ruaje këtë për vete dhe shpërndaje çdo të enjte në mbrëmje ose ditën e xhuma, që të përfitojnë edhe të tjerët.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush udhëzon në një të mirë, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai që e vepron atë.”
— Transmeton Muslim ibn el-Haxhxhaxh, nr. 1893.
