▪️ Edukata me Allahun e Madhëruar është të kesh një lidhje të mirë me Të, si në pamje të jashtme ashtu edhe në brendësi, e shoqëruar me madhërim, nderim dhe respekt të thellë. Ajo nënkupton zbatimin e fesë së Tij dhe përvetësimin e edukatës që Ai ka urdhëruar, si në veprimet e jashtme ashtu edhe në gjendjen e zemrës.
Sa më shumë që myslimani t’i përmbahet kësaj edukate dhe ta ruajë atë, aq më shumë ngrihet në gradë dhe fisnikërohet pozita e tij, derisa bëhet objekt i mëshirës së Allahut dhe vend i zbritjes së mirësive të Tij. Kjo është kulmi i asaj që një mysliman dëshiron dhe shpreson.
▪️ Ibën Kajjimi ka thënë:
“Edukata me Allahun është e tre llojeve:
1. Të ruash adhurimin dhe marrëdhënien tënde me Allahun nga çdo mangësi që mund ta njollosë.
2. Të ruash zemrën tënde që të mos kthehet dhe të mos lidhet me askënd tjetër përveç Tij.
3. Të ruash vullnetin dhe synimet e tua që të mos lidhen me diçka për shkak të së cilës Allahu zemërohet me ty.”
📚 Burimi: Enciklopedia e Edukatës Islame – Ed-Durer es-Senijje.
