Inaugurohet “Dalail AI”: Inteligjenca Artificiale në shërbim të dijes islame

Më të lexuarat

Dhurata e vitit 1448 h.

Në fillim të këtij viti të ri hixhri, aty ku shkëlqimi i teknologjisë ndërthuret me qetësinë e dijes, e ku mjetet bashkëkohore takohen me tryezën e Sheriatit, është inauguruar platforma “Dalail AI” – asistenti inteligjent për përgjigje fetare, në kuadër të Qendrës Dalail.

Kjo platformë përfaqëson një hap cilësor në shërbim të dijes islame në nivel global. Ajo bashkon shpejtësinë e teknologjisë me seriozitetin e metodologjisë shkencore, zgjuarsinë e inteligjencës artificiale me udhëzimin e metodës së saktë islame. Njëkohësisht, u ofron studiuesve, nxënësve të dijes dhe çdo kërkuesi një rrugë më të lehtë për të arritur te përgjigjja e besueshme, për të sistemuar çështjet fetare, për të sjellë argumentet përkatëse dhe për të kuptuar domethënien e tyre në një format bashkëkohor e të mirëstrukturuar.

Njerëzit e meritës e meritojnë falënderimin, ndërsa pionierët e kësaj vepre e meritojnë vlerësimin. Në këtë rast, është shenjë besnikërie të përmendet kontributi i Shejh Dr. Halid ed-Durejs, Dr. Abdullah es-Suvejdi dhe ekipit të nderuar që punoi me ta. Ata kanë dhënë një përpjekje të bazuar në parime të mirëfillta shkencore, një punë të përkryer dhe një vizion të qartë për të ardhmen e shërbimit të dijes islame përmes platformës “Dalail AI”.

Allahu i bekoftë përpjekjet e tyre, i bëftë të dobishëm për umetin dhe e bëftë këtë vepër prej dijes, shpërblimi i së cilës vazhdon edhe pas jetës. Allahu ua pranoftë këtë kontribut fisnik, e bekoftë këtë inaugurim me sukses të plotë dhe me ndikim të mirë e të qëndrueshëm.

💎 https://chat.dalail.ai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit