Rrufe Mendimi | Kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të

Më të lexuarat

Nga Aishja bint Ebu Bekr (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të; e kush e urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të…”

Transmetuar nga Sahih al-Bukhari dhe Sahih Muslim.

💠 Ky hadith përmban një aludim të thellë për takimin më madhështor që e pret njeriun në të gjithë ekzistencën e tij: takimin me Allahun e Lartësuar. Ai na mëson për pozitën e lartë që zë dashuria ndaj Allahut dhe për domosdoshmërinë e përgatitjes së sinqertë për këtë takim.

Shprehja profetike “takimi me Allahun” (لقاء الله) bart një ngarkesë të jashtëzakonshme shpirtërore. Ajo është një formulim i butë, fisnik dhe përplot afërsi, i cili prek telat më të ndjeshëm të shpirtit, duke e orientuar zemrën drejt takimit më të rëndësishëm që mund të përjetojë njeriu.

Është pyetur një njeri:

“Si do ta përkufizoje vdekjen?”

Ai u përgjigj:

“Vdekja është thirrja për t’u paraqitur në audiencë para Mbretit të mbretërve, Allahut të Madhëruar.”

O Allah!
Bëje të dashur për ne takimin me Ty, zbukuroje atë në zemrat tona, na dhuro mall dhe etje për Ty, dhe na begato me kënaqësinë sublime të soditjes së Fytyrës Sate Fisnike. Amin.

Dr. Halid Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit