Të qash apo të qeshësh?! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Irani dhe “njerëzit e tij” mes shqiptarëve është tashmë një “kalë i ngordhur” prej kohësh, ndaj mund t’i biesh kollaj dhe ta fajësosh për çdo fantazi të mundshme. Vite më parë kur ne flisnim kundër tij dhe rrezikun sektar që ai sillte për myslimanët në këtë vend, pakkush na e vinte veshin. Por shyqyr Zotit ata nuk arritën dot as të mbjellin dhe as të korrin ndikim në mesin tonë. Dhe sot, kur atyre dy tre ish-shoqatave iraniane, nuk u ka mbetur më as nam e as nishan mes nesh, na ngjallen si fantazmë “agjentë iranianë të rrezikshëm”, që dirigjuakan një protestë mbarë popullore mes shqiptarëve! Dhe për ta provuar këtë u gjetën më së fundi disa foto e video të ndonjë “kali të ngordhur” që paska qenë në protestë!
Shumë vite më pas, kjo historia e njerëzve të Iranit, që “nxitën” protestën më të madhe mes shqiptarëve, do të jetë tregimi më tragjikomik i post-komunizmit shqiptar. Por sigurisht që përtej groteskut që mbart e gjitha kjo tymnajë, uroj të mos fshihet ndonjë plan dashakeqës, i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, që edhe pse i mikloi me mashtrime myslimanët, ua uli fiktivisht shifrat, në një minimum historik absurd, duke i nxjerrë më pak se gjysma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit