1 – Fshiji me tesbihun tënd
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ قَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ فِي يَوْمٍ مِائَةَ مَرَّةٍ، حُطَّتْ خَطَايَاهُ وَلَوْ كَانَتْ مِثْلَ زَبَدِ الْبَحْرِ»
“Kush thotë: «Subhanallahi ue bihamdihi» (I Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) njëqind herë në ditë, i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Sahih Muslim (2691)
2 – Fshiji me istigfarin tënd
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ قَالَ: أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ؛ غُفِرَ لَهُ وَإِنْ كَانَ فَرَّ مِنَ الزَّحْفِ»
“Kush thotë: «Kërkoj falje nga Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, të Gjallit të Përhershëm, Mbajtësit të çdo gjëje, dhe pendohem tek Ai», do t’i falen gjynahet edhe nëse ka ikur nga fusha e betejës.” Saktësuar nga Albani – Mishkatul Mesabih (2353)
3 – Fshiji me këtë dhikër
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَا عَلَى الْأَرْضِ أَحَدٌ يَقُولُ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ، إِلَّا كُفِّرَتْ عَنْهُ خَطَايَاهُ وَلَوْ كَانَتْ مِثْلَ زَبَدِ الْبَحْرِ»
“Nuk ka njeri mbi tokë që thotë: «La ilahe il-lallah, Allahu Ekber dhe nuk ka ndryshim e as fuqi veçse me Allahun», veçse i shlyhen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Hasen – Sahihul Xhami’ (5636)
4 – Fshiji pas ushqimit tënd
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ أَكَلَ طَعَامًا ثُمَّ قَالَ: الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا الطَّعَامَ، وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ؛ غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ»
“Kush ha ushqim dhe pastaj thotë: «Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ushqeu me këtë ushqim dhe ma furnizoi pa ndonjë fuqi apo aftësi nga ana ime», i falen gjynahet e mëparshme.”Hasen – Sahihul Xhami’ (6086)
5 – Fshiji pas veshjes së rrobës
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«وَمَنْ لَبِسَ ثَوْبًا فَقَالَ: الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي كَسَانِي هَذَا، وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ؛ غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ»
“Dhe kush vesh një rrobë e thotë: «Falënderimi i takon Allahut që më veshi me këtë dhe ma dhuroi pa ndonjë fuqi apo aftësi nga ana ime», i falen gjynahet e mëparshme.”Hasen – Sahihul Xhami’ (6086)
6 – Fshiji kur dëgjon ezanin
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ الْمُؤَذِّنَ: أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا؛ غُفِرَ لَهُ ذَنْبُهُ»
“Kush thotë kur dëgjon muezinin: «Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit pa ortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Muhamedin si të Dërguar dhe me Islamin si fe», i falet gjynahu.” Sahih Muslim (386)
7 – Fshiji gjatë abdesit
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ تَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الْوُضُوءَ، خَرَجَتْ خَطَايَاهُ مِنْ جَسَدِهِ حَتَّى تَخْرُجَ مِنْ تَحْتِ أَظْفَارِهِ»
“Kush merr abdes dhe e plotëson mirë atë, gjynahet dalin nga trupi i tij derisa të dalin edhe prej nën thonjve të tij.”Sahih Muslim (245)
8 – Fshiji pas namazit
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ سَبَّحَ اللَّهَ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ، وَحَمِدَ اللَّهَ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ، وَكَبَّرَ اللَّهَ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ، ثُمَّ قَالَ تَمَامَ الْمِائَةِ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ؛ غُفِرَتْ خَطَايَاهُ وَإِنْ كَانَتْ مِثْلَ زَبَدِ الْبَحْرِ»
“Kush pas çdo namazi thotë 33 herë «Subhanallah», 33 herë «Elhamdulilah» dhe 33 herë «Allahu Ekber», e pastaj e plotëson të njëqindtën me: «La ilahe il-lallah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kulli shej’in kadir», i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Sahih Muslim (597)
9 – Fshiji para gjumit
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ قَالَ حِينَ يَأْوِي إِلَى فِرَاشِهِ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ الْعَلِيِّ الْعَظِيمِ، سُبْحَانَ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ؛ غُفِرَتْ لَهُ ذُنُوبُهُ وَإِنْ كَانَتْ مِثْلَ زَبَدِ الْبَحْرِ»
“Kush e thotë këtë dhikër kur shkon në shtrat, do t’i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Sahih Et-Tergib (607)
10 – Fshiji kur zgjohesh natën
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«مَنْ تَعَارَّ مِنَ اللَّيْلِ فَقَالَ: لَا إِلَهَ إلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، الْحَمْدُ لِلَّهِ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ، وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ، ثُمَّ قَالَ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، أَوْ دَعَا، اسْتُجِيبَ لَهُ، فَإِنْ تَوَضَّأَ وَصَلَّى قُبِلَتْ صَلَاتُهُ»
“Kush zgjohet gjatë natës dhe e thotë këtë dhikër, pastaj thotë: «O Allah, më fal», ose bën lutje, i pranohet lutja. Nëse merr abdes dhe falet, namazi i tij pranohet.” Sahih Buhari (1154)
Allahu i faltë prindërit tanë, neve, juve dhe të gjithë muslimanët. Amin.
Mos e bëj shqetësimin tënd vetëm shpërndarjen e këtij mesazhi; më e rëndësishmja është që të fillosh ta praktikosh vetë.
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا ﴾
“Sikur ata të vepronin sipas asaj me të cilën këshillohen, kjo do të ishte më e mirë për ta dhe do t’i bënte më të qëndrueshëm.” (Sure En-Nisa, 66).
