Trump telefonon urgjentisht Netanyahun: Çfarë dreqin po bën, ndaloji sulmet në Liban

Më të lexuarat

Trump në një intervistë për Axios:

“Pse duhej që Bibi ta kryente atë sulm të mallkuar? Isha i tërbuar nga zemërimi dhe ia bëra të qartë këtë. Ai nuk ka fare gjykim të mirë për çështjet dhe këtë ia thashë hapur.”

Ai shtoi se beson se marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot, pavarësisht sulmit izraelit në Bejrut.

Një zyrtar i lartë iranian për Reuters:

🔴 Teherani ka pranuar që, sipas projekt-memorandumit të mirëkuptimit me Uashingtonin, nuk do të prodhojë dhe as nuk do të zotërojë armë bërthamore.

🔴 Irani do ta rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-ja do ta heqë bllokadën detare, sipas projekt-memorandumit.

🔴 Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë 25 miliardë dollarë nga asetet e ngrira të Iranit.

🔴 Uashingtoni do ta përjashtojë Teheranin për një periudhë të caktuar nga sanksionet ndaj naftës, duke i mundësuar atij të shesë naftë dhe të përfitojë të ardhurat.

🔴 SHBA-ja ka pranuar që reduktimi i stokut të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të bëhet brenda Iranit, ndërsa mekanizmi i zbatimit do të diskutohet brenda 60 ditëve.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit