NON GRATA E QIELLIT (I PADËSHIRUESHMI I QIELLIT) – Forian Leli

Më të lexuarat

Ashtu siç ka persona non grata në këtë dynja dhe tokë, ka edhe të këtillë në qiell dhe në atë botë. Sigurisht non grata e kësaj bote është e papërfillshme, e parëndësishme dhe e pavlerë në krahasim me atë NON GRATËN e vërtetë, non gratën e portave të qiellit.

Në Kuranin famëlartë Allahu u madhëruar thotë: {Vërtet atyre që përgënjeshtruan ajetet tona dhe u treguan arrogantë përpara tyre, as nuk do t’u hapen portat e qiellit dhe as nuk do të hyjnë në xhenet gjersa deveja të hyjë në vrimën e gjilpërës} Kuran 7, 40.

Atij që nuk do t’i hapen dyert e qiellit është pikërisht i padëshiruari i qiellit, ai personi non grata të cilit i refuzohet hyrja në portat e qiellit dhe kthehet mbrapsht i përbuzur dhe i refuzuar.

Në e hadithin e gjatë të Bera ibn Azibit r.a. të cilin e transmeton imam Ahmedi në musnedin e tij, i dërguari i Allahut tha:

“Kur robi pabesimtar të jetë në fundin e dynjasë dhe drejt botës tjetër, atij i zbresin nga qielli melekë me fytyra të nxira, me rroba të leshta në duar dhe ulen larg tij aq sa shtrihet shikimi. Më pas vjen meleku i vdekjes e i afrohet pranë kokës dhe i thotë: O ti shpirt i keq! Dil për tek urrejtja dhe zemërimi i Allahut.

Pastaj ia rrëmben shpirtin ashtu siç tërhiqet shtiza e hellit nga leshi i lagur. Ia merr shpirtin dhe kur ia merr nuk e mban aspak, por e vendos në ato rroba të leshta dhe prej tij del një erë e ndyrë, më e ndyra që mund të ndihet nga një coftinë e kësaj bote.

Më pas ngjiten me të dhe kurdoherë që kalojnë nga ndonjë grup melekësh u thonë: Ç’është ky shpirt i keq?! U thonë: Filani i biri fistekut duke e quajtur me emrat më të këqija me të cilat është quajtur në dynja.

E ngjisin gjersa të arrijnë në portat e qiellit më të afërt dhe kërkojnë që atij t’i hapen portat por ato nuk i hapen. Më pas i dërguari i Allahut s.a.v.s. lexoi këtë ajet: {as nuk u hapen portat dhe as nuk hyjnë në xhenet gjersa të hyjë deveja në vrimën e gjilpërës}”. Pjesë e shkëputur nga hadithi gjatë në musnedin e imam Ahmedit, nr. 18534.

Ky është i padëshiruari i refuzuar të cilit nuk i jepet as pritje e as mirëseardhje, për të cilin duhet të shqetësohet njeriu. I mirëseardhur është ai të cilit i hapen portat e qiellit dhe i padëshiruar është ai të cilit i mbyllen portat e qiellit. Të tjerat nuk kanë rëndësi.

 

Nga Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit