Gili Cohen-Kan:
Po publikojmë sonte se një nga shtetet e rajonit ia ndaloi Izraelit përdorimin e hapësirës së tij ajrore gjatë përshkallëzimit me Iranin këtë javë, duke penguar kështu në praktikë përdorimin e saj për sulmet ajrore që ushtria izraelite kreu brenda territorit iranian.
Ky veprim shkaktoi habi te zyrtarët e lartë izraelitë, të cilët besonin se, ashtu si në përballjet e mëparshme me Iranin gjatë vitit të kaluar, do të kishte bashkëpunim mes dy vendeve.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi, gjë që i befasoi shumë në Izrael.
Sipas një burimi të informuar për këtë çështje, vendimi ishte marrë në nivelet më të larta të udhëheqjes së atij shteti dhe synonte gjithashtu t’i dërgonte një mesazh Izraelit:
“Shikoni çfarë mund të bëhet, por më e rëndësishmja, shikoni çfarë nuk mund të bëhet.”
#Përkthim_i_Mu’min_Mikdadit
