Përplasje e ashpër në “Meet the Press”: Donald Trump ndërpret intervistën dhe largohet pas debatit me gazetaren Kristen Welker

Më të lexuarat

Dialog i ashpër në një intervistë të re të Trumpit për emisionin “Meet the Press” në NBC, e cila përfundoi me largimin dramatik të Donald Trumpit pas një debati të nxehtë me gazetaren Kristen Welker në Wisconsin.

Trumpi:
Zgjedhjet u manipuluan.
Ishin zgjedhje të pista dhe e njëjta gjë po ndodh përsëri tani në Kaliforni.
Po ndodh tani në Kaliforni. Shikoni… shikoni çfarë po ndodh në Kaliforni.

Gazetarja amerikane Kristen Welker:
Zoti President, ju kurrë nuk keni paraqitur prova se zgjedhjet e vitit 2020 janë manipuluar.
Ku janë provat për këtë?
Republikanët po arrijnë rezultate të mira në Kaliforni.

Trumpi:
Jo, nuk është e vërtetë.
Ata po humbasin me shpejtësi sepse zgjedhjet janë të manipuluara.
Më lejoni t’ju them, kanë kaluar katër ditë dhe ende nuk janë afër përfundimit…
A e dini pse ndodh kjo?
Sepse ka njerëz që manipulojnë zgjedhjet.

Gazetarja:
A keni prova për këtë? A ekziston ndonjë provë që e mbështet këtë pretendim?

Trumpi:
Gjithçka që duhet të bëj është të shoh dhe të vëzhgoj. Të dëgjoj.
Unë i dëgjoj njerëzit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë.

Gazetarja:
Por, zoti President, kjo nuk është provë. Kështu numërohen votat në Kaliforni.

Trumpi:
A mendoni se është normale që të mbahen zgjedhje dhe pas pesë ditësh të mos jenë ende afër shpalljes së fituesit?

Gazetarja:
Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë e pranojnë se procesi është i ngadalshëm dhe po bëjnë thirrje për përshpejtimin e numërimit të votave.
Kjo është mënyra se si zhvillohet procesi zgjedhor në Kaliforni.

Trumpi:
Jo, ata janë të korruptuar. Po aq të korruptuar sa edhe ju.
Media juaj është e korruptuar dhe emisioni “Meet the Press” është i korruptuar.

Gazetarja:
Le të jemi të drejtë, unë nuk jam e korruptuar, por le të vazhdojmë.

Trumpi:
Mirë, por ju po i mbështesni tani.
Ose jeni e korruptuar, ose budallaqe.
Po e mbështesni këtë marrëzi.
Ju e dini se këto zgjedhje janë të manipuluara.
Rrjeti juaj e di se janë të manipuluara.
A e dini se unë fitova zgjedhjet me diferencë të madhe dhe megjithatë mora 94% mbulim negativ mediatik?
A e dini pse e bëni këtë?
Sepse ju mungon besueshmëria.

Gazetarja:
Por, zoti President, ju kurrë nuk keni paraqitur prova, kurrë nuk keni paraqitur prova se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Le të vazhdojmë dhe të flasim për… dua të flas për…

Trumpi:
Keni shumë prova. Ka më shumë prova se kurrë më parë.
Zgjedhjet tuaja ngjajnë me zgjedhjet e vendeve të botës së tretë.
Zgjedhjet tuaja janë të korruptuara.
Dhe ju jeni e korruptuar, emisioni “Meet the Press” është i korruptuar, po ashtu edhe ABC, CBS dhe CNN.
Ju jeni rrjete të njëanshme dhe të korruptuara.
Mirë, le ta përfundojmë intervistën sepse mjaft më.
Faleminderit, e dashur.
Kalofsh mirë.

Gazetarja:
Zoti President, ju lutem.
Kam udhëtuar gjithë këtë rrugë deri në Wisconsin për këtë intervistë.
Kam ardhur gjithë këtë rrugë deri në Wisconsin për këtë intervistë.

Trumpi:
Edhe unë qëndrova me ju në shi.

Gazetarja:
E di.

Trumpi:
Qëndrova me ju në shi për një orë.
Nën shiun që binte herë pas here.
Ju dhashë kohë të mjaftueshme…
Ju duhet ta rregulloni gazetarinë tuaj, sepse…
E dini çfarë?
Asnjë vend nuk mund të jetë i madh me një shtyp jo të ndershëm.

Gazetarja:
Kam udhëtuar gjithë këtë rrugë deri në Wisconsin për këtë intervistë.

Gazetarja nga studioja:
Kam folur me Presidentin Trump të shtunën.
Të dy e pranuam se shiu krijoi vështirësi gjatë intervistës.
Dhe ai pranoi të ulet përsëri me mua për një intervistë tjetër në emisionin “Meet the Press”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit