4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Refuzoi të shërbejë alkool, suspendohet stjuardesa muslimane

Më të lexuarat

Një stjuardesë myslimane ka thënë se është suspenduar nga kompania ajrore “ExpressJet” pasi ajo ka refuzuar të shërbejë alkool, që është në kundërshtim me besimin e saj fetar. Tash ajo ka paraqitur një ankesë së bashku me Komisionin për Mundësi të Barabartë Punësimi.

40-vjeçarja Charee Stanley ishte dërguar në pushim administrativ për 12 muaj në fund të gushtit dhe i ishte thënë se po shqyrtohet komoditeti fetar për të punësuarit. Ky komoditet kishte lejuar më parë që të punësuarit të mos shërbejnë alkool, transmeton Indeksonline.

Avokatja e saj, Lena Masri, ka thënë se kontrata e saj e punësimit mund të shkëputet vetëm pasi që pushimi administrativ prej 12 muajsh të përfundojë.
Ajo ka thënë se po angazhohet që të rishikohet pozita e saj, si dhe pikëpamjet e saj fetare të rishikohen përkitazi me të drejtat e saj.
Avokatja Masri ka thënë se kompania në fjalë ka shkelur të drejtat që Kushtetuta ia garanton Stanleyt.

Stanley kur kishte filluar të punojë, para tri viteve, nuk ishte myslimane. Ajo ishte konvertuar në Islam para dy viteve, dhe këtë vit kishte mësuar se servimi i alkoolit ndalohet në besimin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit