◾️ Autoriteti izraelit i Popullsisë dhe Emigracionit ia ka ndaluar hyrjen në territorin izraelit aktivistes palestinezo-amerikane Linda Sarsour, këshilltare e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Zohran Mamdani. Vendimi u mor mbi bazën e një rekomandimi nga Ministria e Çështjeve të Diasporës dhe Luftës kundër Antisemitizmit.
◾️ Ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli e justifikoi këtë hap duke thënë se Sarsour ishte “ndër figurat më të spikatura të protestave mbështetëse për Hamasin në Shtetet e Bashkuara” pas ngjarjeve të 7 tetorit.
◾️ Nga ana e saj, Sarsour u përgjigj se ndalimi i hyrjes së saj lidhet me qëndrimin e saj në mbështetje të të drejtave të njeriut. Ajo e përshkroi Izraelin si “një regjim vrasës të aparteidit” dhe u bëri thirrje amerikanëve që “të ndalin menjëherë armatosjen dhe financimin e tij”.
