-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

14 kontenjer të ri do të vendosen në Tabanoc në kufi me Serbinë

Më të lexuarat

Në njëzet e katër orët e fundit, ekipet e Ndihmës së Shpejtë nuk kanë dhënë ndihmë shëndetësore ndaj refugjatëve, informoi Qendra Rajonale për Menaxhimin me Krizat në raportin ditor në qendrën në Tabanoc, transmeton zhurnal.mk

Ekipet e Shtëpisë së Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë njëzet e katër orëve të fundit kanë kryer dezinfektimin e gjashtë vagonëve në hapësirë prej 1200 metër katror si dhe dezinfektimin e hapësirës dhe objekteve në punktin për ndihmë ndaj refugjatëve në gjerësi prej 1000 metër katror.
Ashtu si informuan nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Krizat në Kumanovë, në Tabanoc po punohet në zgjerimin e 600 katrorëve dhe po punohet në vendosjen e 14 kontenjerëve për nëna dhe fëmijë. Po punohet në tablimin e jashtëm dhe të brendshëm të energjisë elektrike dhe lidhjen e trafostacionit, në pjesën ku janë vendosur tre shator dhe kontejner policor në dalje të kampit. Pritet që në mesditë objektet të pajisen me energji elektrike.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit