Epoka e artë e Andaluzisë: Si e transformoi Islami Spanjën në margaritarin e Europës

Më të lexuarat

Tetëdhjetë vjet pas vdekjes së profetit të tyre Muhamed, myslimanët kishin ngritur një shtet të fuqishëm, i cili shtrihej pa ndërprerje që nga kufiri indian, nëpër Azi dhe Afrikë, përgjatë brigjeve jugore të Mesdheut e deri në oqeanin Atlantik. Në të tetëdhjetin vit të pushtimeve të tyre, ata u hodhën matanë ngushticës së vogël në perëndim të detit Mesdhe dhe u futën në Andaluzi, në Spanjë, shkatërruan shtetin që kishin themeluar atje treqind vjet më parë vizigotët e krishterë dhe e nënshtruan me shpejtësi të rrufeshme të gjithë gadishullin, deri te Pirenejtë.

Zotërit e rinj sollën me vete një kulturë të pasur dhe e kthyen atë vend në më të bukurin, më të rregulluarin dhe më të populluarin e Europës. Qytete të mëdha e të mrekullueshme, që nuk ishin parë qysh nga koha e romakëve, u ngritën prej arkitektëve të zot. Kordova, rezidenca e Kalifit të Perëndimit, mbahej si kryeqyteti i të gjithë Europës.

Myslimanët e mëkëmbën sërishmi bujqësinë e lënë pas dore dhe, me anë kanalizimesh të studiuara mirë, filluan të nxirrin nga toka prodhime të mahnitshme. Ata përsosën punën ndër miniera me ndihmën e një teknike të re e të lartë. Endësit e tyre nxirrnin nga duart qilima të kushtueshëm dhe pëlhura të zgjedhura; pirografët dhe skulptorët e tyre merreshin me artin delikat të gdhendjes në dru dhe saraçët e gëzoftarët e tyre sajonin lëkurna e gëzofë të çdo lloji. Kovaçët krijonin sendet më të përkryera, si për qëllime paqësore ashtu edhe luftarake. Prodhoheshin kordha, shpata, kama, shumë më të mprehta e më të bukura se ato të popujve jomyslimanë.

“Çifutka e Toledos” Lion Fojhtvanger. Përkthim i Robert Shvarc.

https://t.mandaluziaeperiudhesislame/1623

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit