Boshllëku i shekullarit

Më të lexuarat

Shekullarizmi ka të bëjë me mjetet dhe, në mënyrë aktive, i shpërqendron njerëzit nga qëllimet. Sepse qëllimet janë fushë e fesë.

Shekullarizmi do t’ju tregojë rëndësinë e veprimit, por do t’ju japë vetëm pohime të mjegullta për rezultatet. Sepse rezultatet janë fushë e fesë.

Shekullarizmi do t’ju thotë se duhet të votoni, por nuk do t’ju japë një vizion etik thelbësor mbi bazën e të cilit do të votoni. Sepse vizionet thelbësore etike janë fushë e fesë.

Shekullarizmi do t’ju thotë t’i respektoni të gjithë njëlloj, por nuk do t’ju tregojë se çfarë do të thotë të jesh i respektueshëm. Sepse thelbi i respektit dhe nderimit është fusha e fesë.

Mbase mund të mendoni se e gjithë kjo nënkupton që, ndërsa njerëzit bëhen më laikë, bëhen më neutralë, më të shkëputur nga çdo gjë etike, më të shkëputur nga cdo gjë kuptimore.

Por, do të gaboni, sepse zemra asnjëherë dot nuk mund të jetë bosh. Boshllëku i krijuar nga zbrazëtia laike liberale mbushet shpejt me artefakte kulturore të ulëta të prodhuara nga konglomeratet e korporatave dhe të shpërndara nga masmedia e drejtuar nga fitimi, gati për të trasmetuar dhe normalizuar fahisha-n (paudhësinë e turpshme) dhe denigrimin. Kjo bëhet feja e masave; bëhet vetë përmbajtja e karakterit të tyre. Ky është qëllimi: “Qëllimi që shekullarizmi synon të prodhojë permes skicimit: t’ju bëjë skellvër të bindur.

“Veprat shpërblehen sipas qëllimit”. Është antidod për këtë helm.

Daniel Haqiqatjou “Kërcënimi Modernist ndaj Islamit.” f.26

A me fut te KI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit