Baki Goxhaj nuk është vetëm një nga aktivistët e shumtë paqësor që i janë bashkuar flotiljes “Sumud” për të thyer rrethimin nazist të Gazës nga shteti sionist, por është edhe një shqiptar i mirë që na bën me nder të gjithëve. Ai është po aq patriot madje edhe më shumë, sesa mjaft prej atyre që ulërin se çfarë i duhej atij atje, apo të shoh hallet tona këtu e të tjera komente pa sens në këtë rast.
Bakiu e dinte shumë mirë se çfarë e priste dhe ishte i vetëdijshëm për këtë, pasi e njihte dhe e dinte shumë mirë situatën në Gaza dhe se çfarë kishte ndodhur me nismat e ngjashme më parë, por kjo nuk është çështje dije ose mos dije, kjo është çështje guximi dhe sakrifice për të sfiduar një tirani gjenocidale dhe për t’i thënë asaj dhe botës, se ne jemi në anën e së vërtetës, të së drejtës, të humanizmit dhe anën e duhur të historisë. Sot disa mund ta kritikojnë e disa mund ta injorojnë, por nesër do të ndihen krenar me të.
Zoti e ruajt dhe e liroftë sa më shpejtë nga duart e kriminelëve!
Justinian Topulli
