Lamine Yamal dhe qëndrimi pro Palestinës: Pep Guardiola del në mbrojtje të yllit të Barcelonës

Më të lexuarat

🟢 AMARA NEWS

Pep Guardiola u pyet sot në konferencën para ndeshjes së Manchester City kundër Crystal Palace rreth gjestit pro Palestinës të Lamine Yamal gjatë festimeve të titullit të FC Barcelonës.

🔹 Gazetari: “Çfarë mendoni për gjestin e Lamine Yamal gjatë festimeve të djeshme të titullit të Barcelonës? Dhe a mendoni se një futbollist duhet të qëndrojë larg çështjeve që nuk kanë lidhje me futbollin?”

🔹 Guardiola: “A nuk duhet edhe ju të qëndroni larg gjërave që nuk hyjnë në fushën tuaj të kompetencës? Ju jeni këtu për të më pyetur për ndeshjen e nesërme kundër Crystal Palace apo për gjeopolitikë.

Megjithatë, do t’i përgjigjem pyetjes suaj…

Një futbollist është figurë publike që ndiqet nga miliona njerëz. Fjala dhe qëndrimi i tij kanë peshë, prandaj, kur e sheh të nevojshme, ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij.

Çfarë do të bënit ju nëse do ta gjenit familjen tuaj nën rrënojat e shtëpisë suaj? A do të vazhdonit ende të flisnit për një lojtar që vesh një fanellë dhe ndjek një top? Sigurisht që jo.

Askush nuk mund të vendosë se për cilat çështje duhet të flasin njerëzit. Qëndrimi i Lamine Yamal është diçka për të cilën shumë njerëz ndihen krenarë dhe tashmë është bërë temë diskutimi në mbarë botën.”

/Eriad Shkreli fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit