Qyteti i Gazës përcolli sot shehidin me lejen e Allahut Azam Halil al Hajja, djalin e katërt të kreut të Lëvizjes Islame Hamas, i cili ra në një sulm ajror izraelit mbrëmjen e djeshme. Halil al Hajja është gjithashtu edhe udhëheqësi i delegacionit të negociatave paslestineze-izraelite.
Djali i tij Azami ishte djali i katërt që i bie dëshmor, me lejen e Allahut, në luftën e vazhdueshme me Izraelin.
Djali i tij Hamza, një anëtar i Brigadave Kasam, u vra më 28 shkurt 2008 në lindje të qytetit të Gazës. Ai u pasua nga vëllai i tij më i madh Usama, i cili vdiq së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij në një bombardim që shënjestroi shtëpinë e tij gjatë luftës izraelite në Rripin e Gazës në vitin 2014.
Gjatë luftës së fundit, djali i tij Hamami u vra më 9 shtator 2025, si pasojë e një sulmi izraelit që shënjestroi selinë e delegacionit negociues në kryeqytetin e Katarit, Doha, bashkë me pjestarë të tjerë të familjes.
Në vitin 2007, Al-Hajja i mbijetoi një atentati pasi një sulm ajror pushtues izraelit shënjestroi banesën e familjes së tij, në të cilin u vranë 7 persona: dy vëllezër, katër nipa dhe një kushëri i tij. Një nip i tij u vra gjithashtu në fillim të prillit 2025 në një bombardim izraelit që shënjestroi një shkollë në qytetin e Gazës.
Halil Hajja u shpreh pas vrasjes së djalit të tij të katërt se rënia shehid nuk i frikëson palestinezët dhe se djali i tij ishte vetëm një bir i popullit palestinez i cili nuk ishte ndryshe nga të tjerët dhe se vrasjet e qëllimshme gjatë negociatave nuk do ta gjunjëzojnë as atë dhe as popullin palestinez.
/Florian Leli/
