Tym i qelbur që zbriste nga qielli – thuhej për murtajën – , ose: avuj të helmatisur që derdhëshin nga meteorët pas rrëzimit të tyre apo që, sipas mendimit të Konradit të Megenbergut, gulfonin nga damarët e tokës pas tërmeteve.
Përgjegjës për këtë gjëmë është takimi i Jupiterit, Saturnit e Marsit, më 20 mars 1345, në orën trembëdhjetë, në gradën e 14 të ujorit, shprehej mjeku belg Simon de Covino, dhe ata që janë nën ndikimin e më armiqësorit nga të gjithë planetet domethënë Saturnit, do të jenë viktimat e para të engjëllit të vdekjes!
Në raportin e hartuar mbi epidemin e murtajës së vitit të tmerrshëm 1348, Boccaccio e përmblidhte kështu mendimin thuajse të përgjithshëm: Në këtë mënyrë i ka dënuar Zoti të vdekshmit për veprat e tyre të këqia…
Dhe do të ishte një arab, i cili do ta ftonte njerëzimin e shqetësuar që të zbriste shikimin nga qielli në tokë dhe të ndërmerrte një sërë masash të thjeshta parandaluese.
Dhe do të ishte një arab, i cili do ta ftonte njerëzimin e shqetësuar që të zbriste shikimin nga qielli në tokë dhe të ndërmerrte një sërë masash të thjeshta parandaluese.
Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 173-174
Burimi: Andaluzia e Periudhës Islame
